Thaçi në Washington: Qe për çka angazhohet Kosova

Hashim Thaçi, ka takue në Washington shefin egzekutiv të International Development Finance Corporation, Adam Boehler.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takue në Washington shefin egzekutiv të International Development Finance Corporation, Adam Boehler, me të cilin ka bisedue për potencialet e Kosovës për me tërheqë investime të hueja.

Thaçi me këtë rast tha se Kosova asht e përcaktuar kah e ardhmja, prandaj po punon për me mbyllë kapitullin e së kaluemes, tue u angazhue për nji marrëveshje finale të paqes me Serbinë.

“Duke mbyllur kapitullin e luftës, ne bëjmë të mundur kthimin kah e ardhmja, zhvillimi ekonomik, investimet, prosperiteti”, u shpreh presidenti Thaçi.

Shperndaje në: