Cakaj në këtë shtet, kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën

Ministri i Jashtëm i Shqipnisë, Gent Cakaj, po merr pjesë në mbledhjen e ministrave të Jashtëm të Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor.

Cakaj tha se edhe njiherë u përsërit mbështetja e V4 për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor.

” Domosdoshmërinë e liberalizimit të vizave me Republikën e Kosovës. Çdo vonesë është e padrejtë sepse Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme për të siguruar lëvizjen e lirë. Po ashtu, nënvizova se marrëveshja Kosovë-Serbi nuk duhet të përfundojë me asgjë më pak se me njohjen e Republikës së Kosovës nga Serbia”, ka shkrue ai.

Shperndaje në: