Reagon Pallaska: I quen militantët e Vetëvendosjes si “fashista” dhe “fundërrina”

Shkrimi i plotë i Pallaskës:

Fundërrinat dalin në sipërfaqe pas vërshimeve.

Mbrëmë duket se kishte një “vërshim” në “drejtorinë e këmishëzinjve virtual” të partisë në pushtet.

Kjo e shpjegon zbrazjen dhe shpërndarjen e pakontrolluar të “fundërrinave” në rrjete sociale mbrëmë vonë dhe sot.
Duket se kanë menduar se – pas diskreditimit të PAN-it – e kanë “çliruar” Kosovën edhe nga opozita.

Sa gabim janë!

Ende nuk e kanë shijuar betejën e vërtetë me njerëzit e lirë të këtij vendi.

Me militantë të verbër nuk debatoj, jo vetëm pse nuk i respektoj.
Është e panevojshme të debatohet me dikë që nuk mendon me kokën e vet.

Nëse këmishëzinjët dëshirojnë debat, i ftoj t’iu kërkojnë shefave të vet politikë që t’i përgjigjen ftesave të mia për debat.

Unë jam këtu dhe këtu do të mbetem., qoftë edhe nëse jam vetëm.

E vërteta nuk i nënshtrohet votës!.

Shperndaje në: