LDK: Kurti sot vendos reciprocitetin, na nuk kemi qëndrim për këtë

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës që pritet me u mbajtë në orën 16:00, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet me marrë vendim për taksën 100 përqind.

Burime të Gazeta Blic mbrenda Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë thanë se Kurti tashma ka marrë vendim që taksa e vendosun nga ish -kryeministri Ramush Haradinaj ka me u heqë, si masë tjetër do të vendoset reciprocitet i plotë me Serbinë.

Albin Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë ka me njoftue kabinetin qeveritar për këtë.

“Ne si Lidhje Demokratike e Kosovës aktualisht nuk kemi qëndrim për këtë. Zyrtarët e lartë të partisë sonë që janë në Qeveri janë duke u marrë më këtë çështje. Gjatë ditës mund të dalim me qëndrim” ka rrëfye burimi i gazetës.

Shperndaje në: