Gucati ‘kërcënon’ Kurtin: Kujdes me NATO’n, ose e bllokojmë Prishtinën me protesta

Foto; Rrokum.TV

Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati, konsideron se për shkak të inateve politike, Albin Kurti e Vjosa Osmani, po rrezikojnë prishjen e marrëdhanieve me NATO’n e Shtetet e Bashkueme të Amerikës.

Për këtë, Hysni Gucati po paralajmëron se qytetarët e veteranët do të bllokojnë rrugët e kryeqytetit, në rast se ka me ndodhë nji gja e tillë.

Kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati derisa flet për deklaratat e kryeministrit Albin Kurti, lidhun me “zbulimin e marrëveshjes sekrete”, ndërmjet Thaçit dhe NATO’s, thotë se Kurti asht tue gabue.

“Unë i bëj thirrje kryetarit të qeverisë, dhe kryetares së parlamentit, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, mos të merren me këto se nuk na çojnë mirë askund. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka luftuar për këtë vend dhe ka luftuar për të bërë miq. Ne aleatin më të mirin, dhe mikun e kemi NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne nuk kemi nevojë të dalim kundër NATO-s dhe kundër amerikanëve këta janë miqtë tanë, që na kanë ndihmuar ta çlirojmë vendin nga Serbia. Atë letër që e ka bërë publike, ajo nuk është marrëveshje që është dashur të votohet në Parlamentin e Kosovës, ajo ka qenë mes dy arterieve, NATO-s dhe presidentit, apo qeverisë që ka qenë në ato kohë. Kështu që z.Kurti me mendimin tim është duke gabuar”, tha ai për KosovaPress.

Kjo, simbas tij, po ndodhë për inate politike, për çka siguron se shefi i egzekutivit nuk ka me pasë mundësi me i prish marrëdhaniet me NATO’n, në të kundërtën ai ka paralajmërue edhe protesta.

Unë i kisha bërë apel z.Kurti t, që marrëdhëniet me NATO-n dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund t’i prish ai. Se na detyron me dal në rrugë edhe me blloku qytetin e Prishtinës, me gjithë veteranët dhe me qytetarët e Kosovës. Nuk ka qytetarë të Kosovës që dëshiron të prish marrëdhëniet me NATO-n dhe me KFOR-in por edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Siguria e Kosovës është NATO dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata i ruajnë kufijtë e Kosovës sepse e kanë fuqinë dhe kanë mandatin me i ruajt kufijtë e Kosovës”, shton ai.

Shperndaje në: