Prokuroria jep detaje për vrasjen e Qerim Kelmendit

Qerim Kelmendi asht gjetë i vramë në Zahaq të Pejës, ai po dyshohet se fillimisht asht egzekutue e mandej i asht djegë vetura dhe trupi i tij mbrenda saj.

Policia e Kosovës ka deklarue se dje gjatë mesnatës, mbrenda nji veture të tipit ‘Pasat’ asht gjetë trupi i djegun i Qerim Kelmendit .

Kurse, nga Prokuroria kanë dhane detaje se po dyshohet se fillimisht Qerim Kelmendi asht vra e mandej asht djegë në veturën e tij.

“Dyshohet që në drejtim të viktimës fillimisht kishte pasur të shtëna me armë zjarri. Më pas, i ishte vënë zjarri veturës së tij”, ka thanë Shkodran Nikçi, zadhanësi i Prokurorisë Themelore në Pejë.

Shperndaje në: