Tensione mes VV’s dhe LDK’s, kjo asht arsyeja

Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin, ka anulue mbledhjen që ishte parapa me u mbajtë sot me ministrat, shkruen Gazeta Metro.

Mes dy partnerëve të koalicionit, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë fillue mospajtimet dhe problemet e para.

Shkrimi:

Është taksa, problemi kryesor që ka lindur tani mes dy partive të koalicionit, për shkak të saj është anuluar mbledhja e qeverisë, ku pritet që nesër nga ora 12:00 të mbahet dhe të bëjnë shqyrtimin e heqjes së taksës dhe vendosjes së saj me reciprocitet ndaj Serbisë, shkruan Gazeta Metro.

LVV është që të vendoset reciprocitet në vend të taksës duke mos i dëgjuar kërkesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërkaq LDK’ja ka vendosur që të hiqen të gjitha barrierat dhe masat ndaj Serbisë dhe të respektohen kërkesat nga Amerika.

Kujtojmë se qëndrim i kryeministrit Albin Kurtit është në kundërshtim të plotë me kërkesat e Përfaqësuesit Special Presidencial të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Grenell ka qartësuar dhe kërkuar që të hiqet taksa pa u vendosur reciprociteti. Heqjen e taksës e ka kërkuar edhe Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, pas një takimi që dje ka pasur me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi./gazetametro.net

Shperndaje në: