E ndryshon Kurti: Nga ‘marrëveshje sekrete’ tash e quen ‘letër’ atë të Thaçit me NATO’n

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, siç duket asht tërheqë nga fjalët mbasi dje publikoi nji ‘marrëveshje sekrete’ simbas tij mes Presidentit Hashim Thaçi dhe NATO’s që e ndalonte hymjen e FSK’s në veri pa lejen e tyne. Të njajtën, ai sot po e quen vetëm nji letër të shkëmbyeme që u mshef nga publiku, shkruen Gazeta Metro.

Përmes nji shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thanë se letrën e publikoi mbasi Presidenti nuk e njoftoi askend për këtë.

“Ajo që ne kemi bërë është publikimi i një letre e cila ishte mbajtur e fshehur nga publiku. Me sa kam parë, askush nuk na ka kritikuar se përse e kemi bërë transparente një letër të mbajtur fshehtë, e cila nuk ka qenë dokument i klasifikuar, por kritikuan opinionin ligjor nga zyra ime se pse ka rekomanduar shkarkimin e presidentit”, ka shkrue ai.

Shperndaje në: