“Dorëzohet” Kurti, e heq taksën, s’ka reciprocitet ndaj Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në nji konferencë të jashtëzakonshme ka ba me dije se Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që me u heq taksa prej 100 përqind ndaj mallnave dhe produkteve serbe e boshnjake e cila ishte vendosë në Nandor të vitit 2018.

Në këtë konferencë, Kurti ka ba me dije se taksa ka me u heq me 15 Mars të këtij viti, me kushtin që Serbia me heq dorë nga fushata për ç’njohjet e Kosovës.

“E para, si qeveri e Kosovës do të marrim vendim që nga data 15 mars të hiqet tarifa për lëndën e parë që eksportohet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovinës. E dyta, kërkojmë nga Serbia që të zotohet që do të ndalë fushatën për çnjohjen e Kosovës…. atëherë duke filluar nga data 1 prill, Qeveria e Kosovës do ta heq tërësisht taksën për një periudhe prej 90 ditësh. E treta, kërkojmë nga BE-ja ta vlerësoj lartë vendimin e Qeverisë për heqjen e taksës. E katërta, në rast se Serbia nuk e përfill vullnetin e mirë të Qeverisë së Kosovës dhe për pasojë nuk e pushon fushatën jomiqësore dhe nuk fillon me heqjen e barrierave, atëherë nga data 1 prill, Qeveria e Kosovës do të nis në masën e reciprocitetit. E pesta, në rast se pala serbe nuk reflekton as pas 90 ditësh për heqjen e importit për lëndën e parë, atëherë më 15 qershor Kosova do të vendos për reciprocitetin”, ka thanë ndër të tjerash Kurti.

“Rivlerësimi i këtij vendimi varet nga rezultatet që arrihet në objektivat e këtij. Reciprociteti instalohet pas 15 qershorit”, theksoi Kurti.

Shperndaje në: