Qeveria Kurti ndan 15 milionë euro për rrymën e papagueme të serbëve të veriut

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që me nda mjete financiare në vlerë prej 15 milionë eurove për mbulimin e shpenzimeve për furnizim me energji elektrike në komunat veriore.

Burime mbrenda Ministrisë së Financave dhe Transfereve i kanë thanë Insajderit se Qeveria e Kosovës, me buxhetin e ri i cili pritet me u miratue në javët në vazhdim ka marrë vendim që m’i nda 15 milionë euro për energjinë elektrike të veriut të Kosovës të cilën nuk e paguejnë qytetarët e asaj pjese.

Qytetarët e këtyne komunave (Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq), nuk kanë pague që nga mbarimi i luftës së fundit për energjinë e shpenzueme./Insajderi

Shperndaje në: