Grenell “godet” Kurtin: Po ban gabim serioz (foto)

Ambasadori amerikan dhe i Dërguemi i posaçëm i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thanë se nuk i mbështet masat gjysmake të propozueme të Ejten nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kështu ka deklarue ai pak ma parë përmes nji shkrimi në rrjetin social Twitter, ku ripërsëriti se taksa 100 përqind duhet me u heq plotësisht.

“Nuk i përkrahim masat gjysmake të Kryeministrit Kurti. Qëndrimi ynë asht shumë i qartë: taksat duhet me u heq krejtësisht. Z. Kurti po ban gabim serioz – dhe kjo i asht ba e qartë Presidentit Thaçi sot në Shtëpinë e Bardhë”, ka shkrue Grenell.

 

Shperndaje në: