Zhvillime të reja, qe çka paralajmëron Kurti

Nji mbledhje gjithëditore ka me u mbajtë gjatë ditës së nesërme nga Qeveria e Kosovës.

Këtë e ka ba me dije sot kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Mbledhja ka me u mbajtë me qëllimin e përfundimit dhe orientimit të programit qeverisës.

Megjithatë, Kurti ka paralajmërue se sot mundet me pasë takim tjetër me ministrat, por pa specifikue arsyen.

Nesër kemi një mbledhje gjithëditore, që programin qeverisës ta shndërrojmë në version përfundimtar, në një plan të punës e të aksionit, me të cilin do ta realizojmë orientimin e ri të qeverisë së Kosovës. Është mirë që i gjithë kabineti tërë ditën ta lë të lirë. Mirëupafshim nesër nëse nuk na bije edhe sot pasdite të shihemi”, ka thanë Kurti tue paralajmërue se sot mundet me pasë lëvizje të reja.

Shperndaje në: