Vucic i përgjigjet Kurtit për taksën: Unë e kam mbarue atë shkollë moti, këto hile ja shet dikujt tjetër

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, foli për njoftimin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se taksa në mallnat e Serbisë ka me u heqë. Vucic nuk u duk i impresionuem nga kjo dhe me cinizëm e tallje e vlerësoi si nji hile mbasi Kurti kishte vendosë që kjo me u ba nji ditë para se ai me udhëtue në Washington.

“Kurtit i ra ndërmend që nji ditë para se unë me udhëtue në Washington me heqë taksën”, komentoi Vucic, tue e vlerësue këtë veprim si nji trick dhe madje tue u tallë me Kryeministrin Kurti.

“T’u kujtue vetvetiu kjo apo të ndihmoi dikush?” drejtoi Vucic nji pyetje për Kurtin, tue shtue se i Dërgemi Special Amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, ka të drejtë dhe e gjithë kjo asht vetëm nji lojë.

“Emisari amerikan Grenell ka të drejtë, bahet fjalë për provë mashtrimi. Ajo që BE kjo mundet me ju dokë në rregull s’e kam problem. Por, unë atë shkollë moti e kam mbarue”.

 

Shperndaje në: