“Luksi” i Qeverisë: Qe ku ka me mbajtë mbledhjen të Shtunën

Bjeshkët e Sharrit janë destinacioni i radhës i Qeverisë Kurti. Në Prevallë ka me u mbajtë mbledhja e radhës e qeverisë së udhëhequn nga kryeministri Albin Kurti, shkruen Gazeta Metro.

Vet Kurti paralajmëroi stafin e ministrave që për ditën e nesërme (e shtune) mos të planifikojnë ndonjë gjë, por ta kenë të lirë sepse gjatë tërë ditës do të ketë një mbledhje të gjatë ku do të harmonizohet plani qeverisës.

Por, mësohet se mbledhja e radhës do të jetë larg nga objekti i Qeverisë në Prishtinë, i gjithë stafi dhe ministrat do të barten në Prevallë për ta mbajtur këtë mbledhje të radhës.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëvendëskryeministri Haki Abazi, i cila tha se mbledhja do të fillon nga ora 7 e mëngjesit në një restorant të Prevallës.

“Nga ora 7 e mëngjesit deri në mesnatë do të mbahet mbledhja e gjithë kabinetit të kryeministrit Albin Kurti”, tha Abazi për Infokusin, duke mos bërë të ditur se sa persona do të marrin pjesë në këtë takim.

E gjithë kjo mbledhje do të mbahet për të harmonizuar programin qeverisës së koalicioni VV-LDK dhe shumë projekte të tjera që kjo Qeveri synon t’i implementon gjatë udhëheqjes me Kosovën.//gazetametro.net

Shperndaje në: