Haradinaj: Kjo asht marrëveshja e Kurtit me Vucic

Ish-shefi i qeverisë, Ramush Haradinaj, ka deklarue sot para mediave se ka marrë ftesë për takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Haradinaj ka folë për njoftimin e djeshëm nga pasuesi i tij në krye të Qeverisë, Albin Kurti, për heqjen e tarifës 100 përqind ndaj produkteve nga Serbia.

“Z.Kurti sot më ka dërgu një letër, urgjent për parlament në takim. Dje ka dalë në konferencë për shtyp, ai sot më dërgon një letër më kërkon në takim me bisedu për tema të interesit nacional”, ka thanë ai.

Haradinaj ka shtue se ja ka kthye letrën, tue i tregue që asht gati me u ulë e me bisedue.

“Ajo që ka ndodh dje është lajmërim për heqje të taksës pa kushte dhe kundërvlerë për Kosovën. Ajo që na bon përshtypje është copëtimi i vendimit. Copëtimi është bërë që ta mashtrojë Kosovën. Janë kurthe retorike “kushtëzimet” që ofron kryeministri Kurti për heqjen e taksës”, ka thanë Haradinaj.

“Absurdi i parë është heqja e taksës për lëndën e parë me 15 mars. Heqja e taksës pa kushte shoqërohet me lutje dhe pritje se Serbia të jetë konstruktive. Heqja e taksës para zgjedhjeve në Serbi është konstruktivitet i Kurtit që Vuçiq t’i fitojë zgjedhjet. Shihet që ka marrë veshje mes dyve dhe çmimi janë votat e Listës Serbe për qeverinë Kurti”, tha ai.

Shperndaje në: