Tasholli: Kosova pa Amerikën nuk mundet me mbijetue 24 orë, duhet me u ndigjue kërkesat e saj

Opinionisti Ismail Tasholli, ka thanë se Albin Kurti asht tue evoluue në pozitën e Kryeministrit.

Ai ka thanë në Klan Kosova se Kurti në dhetë ditët e fundit ka përsëritë disa herë se taksa nuk ka me u heqë pa u vnue reciprociteti.

“E ka potencuar që ka qenë premtim i tij gjatë fushatës dhe atë premtim duhet ta mbajë sepse me atë premtim ka ardhur në pushtet. Ndërrimi i pozicionit të tij është alarmant sepse flet nga pozita e Kryeministrit”.

“Nevoja jonë shtetërore është – thënë pa dorëza – që duhet të jemi të dëgjueshëm ndaj Amerikës. Ne jemi të pafuqishëm pa takat politikë të merremi me veten dhe të gjejmë zgjidhje me Serbinë. Cilët jemi në pa Amerikën? A mund të mbijetojë Kosova në kontekstin politik pa Amerikën? Përgjigja është JO”.

“Taksa është problem ekskluziv politik dhe pak ka të bëjë me një qasje ekonomike. Stërkeqa që po bëhet sot sikur po e bllokojmë Serbinë është qasje e gabueshme. Taksa pashmangshëm është e lidhur me një kërkesë amerikane për heqjen e saj për arritje të marrëveshjes me Serbinë”.

“Amerika e thotë që duhet të hiqet taksa dhe duhet të rifillojë dialogu. Kjo është thirrja e aleatit tonë kryesor dhe nuk duhet ta rrezikojmë”.

Shperndaje në: