Presidenti Thaçi jep detaje për takimet e tij në SHBA (video)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtë nji konferencë për media, mbas refuzimit që kryetarja e Kuvendit ia kishte ba atij me raportue për vizitën e tij në SHBA.

Para gazetarëve, Thaçi ka folë për mundësinë e arritjes së paqes përfundimtare, për procesin e marrjes së njohjes nga Serbia, të anëtarësimit të Kosovës në Kombet e Bashkueme dhe hapjen e perspektivës së sigurt e ma të shpejtë për anëtarësim në NATO dhe në BE.

“Në Pentagon jam pritur nga Zëvendës Sekretari i Mbrojtjes Dejvid Norkuist, me të cilin kemi biseduar për të arriturat e ushtrisë së Kosovës dhe për nevojën që edhe Kosova të jetë sa më parë në NATO. Kemi marrë mbështetje të plotë të Zëvendës-Sekretarit Norkuist për këtë aspiratë tonën.

Takim shumë i rëndësishëm dhe shumë i suksesshëm ishte pritja te Sekretari i Shtetit, Majk Pompeo”, ka theksue ai.

“Të dy u pajtuam se kemi marrëdhënie të shkëlqyera. Unë e sigurova se nuk do të lejojmë që asgjë të cenojë këtë marrëdhënie speciale dhe besimin e ndërsjellë që kemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shtue Thaci.

Ndërsa, në selinë e Departamentit të Shtetit asht pritë edhe nga Adam Bohler, Shef i International Development Finance Corporation.

“Ai më tregoi për qindra milionë dollarë të gatshëm për investim në Kosovë, për zhvillim ekonomik, posa të arrihet paqja përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka theksue ai.

Shperndaje në: