Vdes 18 vjeçari i plagosun dje në Prishtinë

18 vjeçari i cili ishte plagosë dje në Prishtinë ka ndrrue jetë.

Grupi i tifozëve Plisat nga Prishtina kanë njoftue se i ndjeri ishte anëtar i tyne dhe bahet fjalë për Lekë Bulliqin, transmeton lajmi.net.

Ai nuk arriti me ju mbijetue plagëve nga plagosja e djeshme dhe ka humbë jetën. Policia asht ende në kërkim të personave të dyshuem.

Kurse, Plisat kanë publikue nji njoftim për vdekjen e Bulliqit.

Pas një atentati me armë të ndodhur dje në lagjen “Arbëria”, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot(13.03.2020) shoku jonë Lekë Bulliqi nuk arriti t’i përballojë plagët e marra dhe ndërroi jetë.
Leka, hiç më pak se para 5 ditëve ishte me ne në Gjilan në përkrahje të klubit të zemrës.
Bëjmë thirrje në organet kompetente që të zbardhet rasti, dhe akterët e rastit ta marrin dënimin e merituar.
Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen e tij, shokët dhe gjithë Plisat.
Për kohën e varrimit ju lajmërojmë më vonë.

Pusho i qetë Lekë! ??”, thuhet në njoftimin nga Plisat. /

Shperndaje në: