Kurti: Qe deri kur nuk hiqet tarifa 100%

Kryeministri Albin Kurti ka folë për çashtjen e tarifës dhe dallimet që kanë për këtë temë partnerët e koalicionit.

Kurti tha se ka takime të rregullta me kryetari e Lidhjes Demokratike të Kosovës derisa ka ba me dije se për këtë temë vazhdojnë me mbajtë qëndrime të ndryshme.

“Po ne kemi takime të rregullta si kryetar të subjekteve të koalicionit dhe natyrisht që synimet dhe qëllimet i kemi të përbashkëta, jemi bashkë në qeveri. Si puna e çështjes së tarifës, ne vazhdojmë të besojmë që kur ta kemi një dakordim për një qasje sa i përket tarifës, atëherë edhe do të mund ta bënim vendim të qeverisë, në mënyrë që ashtu si preferojmë ne të mos jetë një vendim pa shumicë. Nuk mund të ju them diçka të re për këtë çështje, pasi që nuk ka diçka të re”, tha kryeministri.

Shefi i qeverisë tha se derisa të ketë nji qëndrim unanim në mes të LV’s dhe LDK’s, do të mbetet në fuqi taksa 100 përqind.

“Në anën tjetër, dua të konfirmoj atë që thatë ju se në mungesë të një vendimi të qeverisë që do të vinte nga propozimi i qëndrimit para jush, gjithçka vazhdon si ka qenë deri më tani, pra ngelet taksa 100 për qind, besoj që më së miri do të ishte ta kishim zbutur këtë situatë, për të hequr tarifën 100 për qind, që ju nevojitet prodhuesve tanë”, shtoi ai.

Shperndaje në: