“The Guardian” zbulon nji dokument: Coronavirus’i mundet me zgjatë 1 vjet!

Epidemia e Coronavirus’it pritet me zgjatë nji vjet, deri në pranverën e vitit 2021. Keshtu thuhet ne dokumentin sekret qe e ka hartue “Public Health England”, i cili asht sigurue dhe publikue nga gazeta britanike “The Guardian”.

Në këtë periudhë, në Britaninë e Madhe ekspertët që e kanë nënshkrue këtë raport parashikojnë se kane me u infektue 80 përqind e popullatës, nga të cilët 7,9 përqind e personave me u hospitalizue.

Profesori Chris Whitty, këshilltar i kryeministrit Boris Johnson, ka ba thirrje të vazhdueshme për betejë të gjatë ndaj urgjencës së Coronavirus’it, por pa tregue afate.

Dokumenti i publikuem nga “The Guardian” fton mjekët në Britani me u ba gati për me i kurue diku 15 përqind të popullsisë në 12 muejt e ardhshëm.

Shperndaje në: