Trajneri 21-vjeçar vdes nga Coronavirusi

Trajneri spanjoll i futbollit, Francisco Garcia, ka vdekë nga Coronavirusi, në moshën 21 vjeçare.

I riu kishte punue me Atletico Portada Alta me qendër në Malaga që nga viti 2016, tue menaxhue ekipin e të rijve.

Garcia bahet e ditun se kishte nji formë agresive të kancerit, para se me u prekë me Coronavirus.

Pothuejse 300 njerëz kanë vdekë në Spanjë që nga shpërthimi i Covid-19.

Shperndaje në: