SHBA jep lajmin e madh: Sot ka nisë m’u shpërnda te njerëzit e prekun vaksina e Coronavirusit, qe çka shkruen ‘Associated Press’

Ma në fund bahet realitet dhe asht zyrtare që ditën e sotme vaksina e shumëpritun kundër Coronavirusit ka nisë me u shpërnda te njerëzit e prekun.

Lajmin e konfirmoi Associated Press (AP) i cili citon qeverinë amerikane të njoftojë zyrtarisht nisjen e injektimit të vaksinës te njerëzit. Vaksina asht pregaditë në Institutin Kombëtar të Shëndetit në bashkëpunim me Institutin e Kërkimit Shëndetësor në Seattle, “Kaiser Permanente Ëashington Health Research Institute”.

Do të jenë 45 persona në moshë të re të cilët kanë pranue vullnetarisht me u vaksinue. Kjo vaksinë po shpërndahet përmes kompanisë NIH dhe Moderna inc.

Pritet që qeveria amerikane në orët në vazhdim me dalë me deklaratë publike mbi vaksinën. Disa thonë se sidoqoftë do të duhet nji vit ose 18 muej që vaksina me qenë e disponueshme për të gjithë./SOT

Shperndaje në: