Ilaçi që kuron pacientët me Coronavirus në Itali ka me u shpërnda falas

Ilaçi Tocilizumab i përdorun për artritin reumatoid, i cili po jep rezultate të mira në rastet e randa të pneumonisë të shkaktuem nga Coronavirusi i ri ka me u shpërnda falas në spitalet që e kërkojnë atë për me i luftue rastet ma të randa.

Kompania farmaceutike që e prodhon, Roche i ka dërgue letër Ministrit të Shëndetësisë të Italisë dhe të gjithë Presidentëve të Rajoneve tue ju thanë se ilaçi do të jepet falas për rastet e randa.

Furnizimi ka me u garantue për këtë periudhë emergjence me i lejue pacientët që me u shërue. Përdorimi i tij me trajtue pneumoninë e shkaktuem nga smundja Covid-19 rezultoi pozitiv, edhe pse nuk ka studime klinike që demonstrojnë efikasitetin kundër këtij virusi të ri.

Shperndaje në: