Euro 2020 bahet Euro 2021, qe në cilën datë ka me u zhvillue Kampionati Europian

Kampionati Europian asht shty për verën e ardhshme, konkretisht me 11 Qershor deri me 11 Korrik të 2021.

Propozimet e pranueme nga vendet anëtare të UEFA:

Federatat anëtarë pranuan në parim këto propozime të UEFA-s:
Lidhur me ndeshjet kombëtare:
• Shyrja e EURO 2020 për në muajt qershor-korrik 2021 (11 Qershor- 11 Korrik 2021);
• Ndeshjet ndërkombëtare të marsit shtyhen për në dritaren ndërkombëtare të qershorit 2020;
• Ri-skedulohen ndeshjet e kualifikimeve europiane (që ishin planifikuar për në qershor 2021);
• Do të ndryshojnë datat e kompeticioneve të tjera që ishin planifikuar mes muajve qershor-korrik 2021 si UNL Final4 / EURO U21 / Europiani i femrave;
• Lojtarët do të lejohen nga klubet të marrin pjesë në ndeshjet kombëtare bazuar në ri-skedulimet e reja.
Lidhur me ndeshjet e klubeve:
• Përpjekje maksimnale nga të gjitha garat vendore dhe europiane të klubeve që të mbyllin sezonin më 30 qershor 2020;
• Limitim i hapsirave përgjatë javëve në mënyrë që të mund të përdoren nga ligat kombëtare si dhe UEFA;
• Gjetja e një zgjidhjeje dhe adaptimi të mundshëm për kualifikueset e kompeticioneve të UEFA-s për klubet për sezonin 2020/21 pas përfundimit të ligave dhe sezonit European më 30 qershor të këtij viti.
Federata e Futbollit, ishte ndër të parat në Europë që mbylli dyert e stadiumeve e më pas pezulloi të gjitha garat, si një masë ekstreme por e domosdoshme për të parandaluar përhapjen e virusit COVID-19. FSHF do punojë ngushtësisht me UEFA-n gjatë kësaj situate të jashtëzakonshme.

Shperndaje në: