Qysh sapuni shkatërron Coronavirusin? (video)

Kombinimi i thjeshtë i sapunit dhe ujit mbetet nji nga armët ma të forta kundër smundjeve infektive, përfshi këtu edhe Coronavirusin e ri që po alarmon botën.

Kudo ndigjojmë shprehjen “lani duert me sapun për nji kohë jo ma pak se 20 sekonda”.

Krejt kjo vjen si pasojë e përbamjes së mateires së Coronavirusit.

Lamja e duerve vetëm me ujë, smbas nji eksperimenti të treguem edhe në videon e maposhtme asht si përzjemja e ujit me vajin, çka don me thanë se asgja nuk arrihet, përveçse ndamjes së tyne, por në sipërfaqe të njajtë.

Ndërsa kur mandej shtojmë sapun shihet se përzjemja bahet njish, tue izolue edhe shkatërrue virusin.

Gjithashtu, lamja e duerve me sapun asht e randësishme mbasi virusi mbetet lehtë në sipërfaqe, çka don me thanë se pastrimi i mirë mundet me zhdukë.

Por, shkatërrimi i virusit në lamjen e duerve kërkon kohë, prandaj edhe rekomandohet që ajo me zgjatë 20 sekonda.

Shperndaje në: