“Nëse virusi nuk vjen te Zlatani, Zlatani shkon te virusi!”, Ibrahimovic me gjest fantastik (video)

Edhe Zlatan Ibrahimovic “zbret në fushë” kundër Coronavirusit dhe nis nji grumbullim fondesh për me përballue emergjencën.

“Italia asht nji vend që më ka dhanë shumë dhe në këtë moment dramatik dua me i dhanë ende ma shumë këtij vendi që e due. Kam vendosë me krijue nji mbledhje fondesh për spitalet “Humanitas”. Asht nji problem serioz dhe kemi nevojë për ndihmë konkrete”.

Suedezi mandej vazhdon. “Bashkë mundemi me i ndihmue me të vërtetë spitalet, mjekët dhe infermierët që punojnë çdo ditë për me na shpëtue jetën. Sot jemi na ata që bajmë tifozllëk për ta. Ta përzamë virusin dhe ta fitojmë këtë ndeshje. Dhe, mos harro: nëse virusi nuk vjen te Zlatani, Zlatani shkon te virusi”

Shperndaje në: