Edhe NATO del kundër tarifës 100%, qe çka thotë Stoltenberg (video)

Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg, tha se Aleanca Veri-Atlantike mbështet fuqimisht vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd.

“Unë kam thanë vazhdimisht se tarifat 100 përqind të vendosuna nga Kosova për mallnat nga Serbia nuk ndihmojnë”, thotë Stoltenberg.

Përmes nji video-konference kushtue ‘Raportit Vjetor të Aktivitetit të Aleancës 2019’, ai tha se NATO mbetet e përkushtueme për misionin e KFOR’it në Kosovë.

“Na mbështesim të gjitha përpjekjet për me rifillue dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, sepse kjo asht mënyra e vetme për me arritë nji zgjidhje të qëndrueshme të konfliktit në rajon” tha Stoltenberg.

Përveç thirrjes për heqjen e tarifave dhe vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s gjithashtu bani thirrje për uljen e tensioneve në Kosovë.

“Na bajmë thirrje për përmbajtje dhe paqe kur bahet fjalë për tensionet që shohim në Kosovë”, thotë Stoltenberg.

Ai thekson se NATO mbetet e përkushtueme ndaj misionit të KFOR’it në Kosovë.

NATO Secretary launch of Annual Report 2019

For the first time I will hold a virtual press conference to launch my Annual Report for 2019 #SGReport – join us live here!

Posted by Jens Stoltenberg on E enjte, 19 Mars 2020

Shperndaje në: