Caktohet data, qe kur luhet ndeshja Maqedoni e Veriut-Kosovë

Ndeshja gjysëfinale e “play-off” në kuadër të Ligës së Kombeve për kualifikim në Euro 2020, ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës ka me u zhvillue me 4 Qershor në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup në praninë e tifozëve. Nji vendim të tillë federatave respektive jau ka komunikue UEFA gjatë ditës së sotme.

Ndërkohë, ndeshja finale e “play-off” ka me u zhvillue me 9 !ershor, ku do të ballafaqohet fituesi i ndeshjes Maqedoni e Veriut – Kosovë me fituesin e ndeshjes tjetër gjysëfinale Gjeorgji – Bjellorusi.

Shperndaje në: