80% e pacientëve me Coronavirus kanë simptoma të lehta dhe shnoshen shpejt

Shumica e njerëzve që infektohen me Covid-19 kanë vetëm disa simptoma të lehta dhe shnoshen shpejt, këto informacione vijnë nga vendi që u ba burim i infeksionit, Kina.

Studiuesit atje zbuluen se ma shumë se 80 përqind e njerëzve të diagnostifikuem me smundjen që po pushton globin patën vetëm ethe, kollë dhe disa dhimbje fyti.

Në Kinë, 87 përqind e ma shumë se 80,000 personave të smutë janë shërue nga COVID-19, dhe disa studime sugjerojnë që njerëzit bahen ‘me rrezikshmëni të ulët’ për transmetimin e virusit mbrenda vetëm 10 ditëve nga fillimi i simptomave.

Ekipi kinez i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Smundjeve (CDC) tregon se shumë persona që kanë vetëm sheja të lehta të infeksionit nuk do diagnostikohen, madje do e kalojnë atë në kushtet e shtëpisë.

Kujtojmë se Kina thuejse e ka largue epideminë nga vendi dhe dita e Ejte ishte e para prej shpërthimit pa asnji rast të ri të evidentuem.

Burimi: dailymail

Shperndaje në: