Muhaxheri: Qëndrimi i Vjosës asht në frymën demokracisë së mbrendshme në LDK

Nënkryetari i LDK’s dhe kryetar i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka komentue zhvillimet e fundit politike rreth mocionit të inicuem nga partia e tij për shkarkimin e Qeverisë Kurti.

Muhaxheri ka deklarue se LDK mbetet si çdo herë unike dhe shumë demokratike në shprehje mendimesh dhe qëndrimesh të përfaqësuesve të saj. Në këtë aspekt, Muhaxheri thotë se mbetet edhe qëndrimi ose reagimi i kryeparlamentares Osmani.

“Qëndrimet e LDK-së janë unike, edhe qëndrimi i Vjosës ka qenë në frymën e qëndrimit të kryesisë së LDK-së. Tani nuancat dhe dallimet dalin vetëm tek ne, se jemi LDK, jemi demokratë. Në partitë tjera as që dëgjohet çfarë ka folur dikush në kryesi dhe këtu është dallimi”, tha ai, për “Radio 1”.

Shperndaje në: