Heqja e taksës, futet në Kosovë kamioni i parë me mallna serbe

Mbas vendimit të Qeverisë së Kosovës për heqjen e tarifës për importin e landës së parë nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina, ka hy edhe kamioni i parë me mallna të landës së parë serbe.

Kjo asht ba e ditun nga Zadhanësi i Doganës, Adriatik Stavileci, për lajmi.net. Ai tha gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë hy rreth 170 kamionë me mallna nga vende të ndryshme, por që kanë përdorë Serbinë si vend tranzit.

“Po para dy orëve është bërë importi i parë i lëndës së parë nga Serbia, produkte ambalazhuese kanë qenë. Vlerat janë të ulëta, por ka hyrë kamioni i parë duke e zbatuar vendimin e Qeverisë”, ka thanë Stavileci.

Shperndaje në: