Kelmendi: Kur zhurma e tenxhereve dhe garuzhdave prezentohet si – “Populli”

Nga: Migjen Kelmendi, anëtar i Kryesisë së PDK

KUR ZHURMA E TENXHEREVE DHE GARUZHDAVE PREZENTOHET SI – “POPULLI”

Thone, historia nuk perseritet, po edhe kur ndodhe me u perserite, perseritet si farse.
Farsa e ketyne diteve, qe perpiqet me e kthye historine ne vitet ’90, nuk asht asgja tjeter por edhe nji perpjekje e re, ne vazhden e manipulimve tjera te partise Vetevendosje dhe Albin Kurtit, me manipulue me qytetaret dhe perkrahesit e vet.

Kjo farse vetemsa e çimenton pershtypjen e pergjithshme se Albin Kurti asht ne gjendje me ba çmos per pushtet. Nuk tregon aspak ndjeshmeni per shqetesimin e qytetareve te Kosoves me situaten e pandemise. Nuk tregon ndjeshmeni as mirekuptim per partnerin e vet te koalicionit LDK, por nga fjalori i lavdit per ta, mbrenda nate kalon ne gjuhen e urrejtjes dhe linçit per LDK.

Me na e prezentue zhurmen e votuesve te vet dhe te femive qe po luejne çoke neper internet tuj ba llajka e hajgare si “popull”, ma s’pari asht e turpshme per nji njeri publik, qe ka marr pergjegjesi.

Zhurma nuk asht “populli”. Nuk po flet “populli” ne mbramje, por Albin Kurti.
Populli ka fole, dhe ajo qe ai foli me 6 Tetor, asht shkrue ne ndamjen e perfaqesimit qe e kemi sot ne Kuvend. Ate qe Kuvendi na e deshmon si vullnet i popullit, asht ndamja e perfaqesimit te tij mbrenda tri forcave politike, me pak diference mes vete.
Ky asht populli.

Prandaj, ta lame popullin dhe demokracine me fole. Ta lame me veprue. Mos ta mbysim me zhurme te manipulueme e te orkestrueme. Mos ta mbysim me perhapje te urrejtjes dhe linçit, po t’i japim demokracise shans. Ta ndigjojme popullin.

Sepse, po e them, historia nuk perseritet, edhe nese perseritet, na shfaqet si – farse!

Shperndaje në: