Mbas tërmetit, nji furraxhi kosovar në Zagreb shpërndan bukë falas (video)

Furra e bukës e nji shqiptari nga Kosova “Kajzerica” në pjesën perëndimore të Zagrebit, ka shpërnda bukë pa pagesë mbas tërmetit, lajmëron Index.hr.

“Te na bukëpjekësi jep krejt çka ka e mandej e mbyll furrën”, kanë lajmërue njerëzit e lagjes, por edhe kanë dërgue fotografi dhe nji video të shkurtë.

Bahet fjalë për nji furrë pikërisht në kthesën e tramvajit në Lublanicë, në Remizën e popullarizueme, në pjesën perëndimore të Zagrebit.

Pekarnica Kajzerica" na remizi dijeli kruh 👍🏻👍🏻👍🏻👍🏻💪

Posted by Mici Kuzmanovic on E Diele, 22 Mars 2020

Shperndaje në: