Rastet kur nuk duhet me krye marrëdhanie seksuale. Qe çka thonë ekspertët (foto)

Seksi duhet të shmanget për shtatë ditë, nëse njani nga partnerët shfaq simptoma si kollë ose ethe dhe rekomandohet që gjatë kësaj periudhë me qenë në dhoma të ndame, sqaron eksperti.

Po ashtu personat që janë në moshën mbi 70 vjeç, apo personat me sëmundje kronike ose gratë shtatzëne duhet të shmangin sa më shumë kontaktet dhe seksin. Nga krahu tjetër shumë qeveri kanë dhënë këshilla sistematike që njerëzit të distancohen nga jeta e tyre sociale, për të ngadalësuar në këtë mënyrë përhapjen e koronavirusit. Por ende nuk ka dhënë një informacion bazik, në lidhje me seksin.

“Nëse ju ose partneri juaj izoloheni sepse njëri prej jush ka simptoma dhe jetoni së bashku, nuk është e nevojshme të hiqni dorë nga seksi. Por, nëse partneri juaj është një nga grupet e rrezikshmërisë së lartë të koronavirusit, siç mund të jetë personat e moshës mbi 70 vjeç, personat me sëmundje kronike apo grate shtatzënë, atëherë duhet të qëndroni larg njëri-tjetrit sa më shumë të jetë e mundur. Nga kjo nënkuptohet që të shmangni seksin për shtatë ditët e para”, u shpreh profesori.

Gjithashtu Profesor Hunter këshilloi shmangien e seksit gjatë kësaj periudhe, për të gjithë personat, qofshin të shëndetshëm ose jo, dhe ripërsëriti këshillat për higjienën dhe larjen e duarve.

“Pavarësisht nëse bëni apo nuk bëni seks gjatë kësaj periudhe, mos harroni të lani duart rregullisht për 20 sekonda dhe shmangni prekjen e fytyrës tuaj, ose të partnerit ose partneres nëse duart janë të palara. Rreziku kryesor për t’u infektuar me virusin gjatë seksit vjen nga të qënit afër me partneren apo partnerin tuaj./CNA.al

Shperndaje në: