Apelon Kelmendi: Ta lame sot demokracine me veprue!

Sot Kryesia e Kuvendit ka konvokue seancen e jashtezakonshme per mocion votebesimi ndaj Qeverise Kurti, me iniciativen e Lidhjes Demoratike te Kosoves, qe mblodhi 44 nenshkrime deputetesh per kete mocion.

Seanca pritet me u mbajte ne oren 14:00.

Me qene se situata pandemike po shnderrohet ne situate te polarizueme politike, anetari i Kryesise se Partise Demokratik te Kosoves, Migjen Kelmendi, apelon qe “te lihet mekanizmi demokratik me veprue”, si tha ai.

Ky asht postimi i plote i Kelmendit:

TA LAME SOT DEMOKRACINE ME VEPRUE!

Ne keto kohe pandemie, pa pike nevoje, Kurti e vuni ne levizje mekanizmin e demokracise parlamentare te Kosoves.
Me vendimin e tij autokrat, te pakoordinuem ashtu si shkruhej ne marreveshjen LDK-VV per koalicion, kryeministri Kurti shkarkoi Ministrin e Mbrendshem Agim Veliu, dhe na ktheu vemendjen nga pandemia, te qeveria dhe lufta per pushtet.

Me qene se kryeministri me veprimin e tij provokoi mekanizmin demokratik, atehere – le ta lame demokracine me veprue.
Le ta shohim ne Kuvendin e Republikes se Kosoves sot se si demokracia ka me e zgjidhe kete problem, qe nuk e deshti e as e priti askush ne kete kohe kur te gjithe jemi te preokupuem me shendetin e ma te dashunve tane.

E ka apo jo Qeveria Kurti votebesimin e delegateve te popullit, le ta lame demokracia me peshue.

Me qene se e kerkoi, atehere Kurti pokeshtu duhet me lane demokracia me zgjidhe problemin qe ai e krijoi.

Asht e gabueme dhe e denueshme qe ne vend te mekanizmit demokratik, Kurti me perdore kete situate qe e krijoi vete, per me i helmatis edhe ma shume rinine dhe qytetaret qe projektuen shprese dhe besim te qeveria e tij, tue shkaktue polarizime dhe linçime publike te rivaleve te vet politik.

Apeloj qe kjo helmatisje e rinise me urrejte, kjo gjuhe e vrazhde dhe demonizuese qe po perdoret nga ushtria virtuale e tij neper rrjetet sociale, ky demonizim dhe kthim i rivaleve te tij politik ne perbindsha dhe anmiq, po e polarizon tejmase situaten edhe ashtu te ngarkueme me pandemi.

Polarizimi politik, i shkaktuem nga perpjekja me fitue luften politike jo me fuqine e argumentit dhe programeve te zhvillimit, po me demonizimin dhe diskualifikimin e rivaleve politike, po e çon Kosoven drejt nje perplasjeje te taborreve te antagonizueme, dhe drejt zgjidhjeve jodemokratike dhe jocivilizuese mes nesh.

Nese diçka e tille ndodhe sot, diçka jocivilizuese dhe primitive, diçka e shkaktueme tue shpernda urrejtje e anmiqesi mes rivaleve politik, tue marre vendime jokushtetuese, diçka qe ka me provokue dhune ne vend te pajtimit dhe unitetit aq te nevojshem, asht Albin Kurti dhe qeveria e tij qe e mbajne krejt pergjegjesine per kete.

Asgja e dobishme dhe ne te mire te qytetareve nuk ka me dale nga ky polarizim, kjo urrejtje dhe ky linç qe Kurti po e mbjelle nder qytetaret dhe perkrahesit e vet.

Edhe nji here: le ta lame demokracia me veprue.
Le te angazhohemi per unitet dhe ate qe e kemi te perbashket ne keto momente: shendetin e qytetareve tane.

Shperndaje në: