Thaçi e çon Kurtin ne Kushtetuese

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka dërgue në Kushtetuese vendimin e Qeverisë Kurti për kufizimin e lëvizjes së njerëzve në krejt territorin e vendit.

“Ju informoj se duke marrë parasysh rrethanat e reja të krijuara pas vendimit të qeverisë së Kosovës, vendim anti-kushtetues, si president i vendit, duke respektuar në tërësi kompetencat kushtetuese, kam vendosur që t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese për vendimin e qeverisë, lidhur me kufizimin e të drejtave dhe lirive themelore në Kushtetutë. Pra, parashtruesi i kërkesës është presidenti i Republikës së Kosovës. Ne do ta bëjmë publike edhe kërkesën që i është bërë Kushtetutës për të gjitha nenet që janë shkelur nga qeveria”, ka thanë Presidenti.

Po ashtu, Thaçi ka kërkue masë të përkohshme nga Kushtetuesja, për shkak të urgjencës së rastit dhe rrethanave aktuale në Kosovë.

“Si president i vendit, duke respektuar në tërësi mandatin tim, kemi bërë kërkesë për masë të përkoshme nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Sa i përket zhvillimeve tjera, e theksoj se mbi Kushtetutën e Kosovës nuk qëndron askush. Askush nuk qëndron mbi ligjin. Askush nuk ka të drejtë ta shkelë Kushtetutën për asnjë agjendë politike. Prandaj të nderuar qytetarë, ftoj për unitet qytetarë dhe për kujdes maksimal. Jam i bindur se edhe këtë vështirësi do ta kalojmë së bashku”, ka thanë Presidenti Thaçi.

Vendimi i djeshem i Qeverise Kuti per kufizim te levizjes se qytetareve, qe ka pase me hy ne fuqi sot ne oren 10:00, nuk po espektohet nga qytetaret dhe nga ana tjeter ka shkaktue panik e tollovi ne furnizime dhe pagesa.

Shperndaje në: