Kqyreni Donald Trump qysh largohet nga zyrtarja, mbasi ajo tha se kishte pasë ethe (video)

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ba nji reagim interesant gjatë nji konference për shtyp, kur nji nga zyrtaret kishte thanë se ka pasë ethe.

Siç edhe mundet me u pa në pamje, zyrtarët e naltë amerikanë po flisnin rreth masave ndaj Coronavirusit dhe në nji moment fjalën e ka marrë Dr. Deborah Birx.

Bahet fjalë për nji konferencë të mbajtun nga grupi i task-forcës kundër Coronavirusit në Shtëpinë e Bardhë.

Aty, shkreajnë mediat, koordinatorja e grupit të punës për Coronavirus të Shtëpisë së Bardhë zbuloi se ajo ishte testue për virusin gjatë fundjavës, mbasi kishte nji ethe të ulët, tue ba që presidenti Trump me u largue si me hajgare prej saj.

Shperndaje në: