Dy vdekje të dyshimta në Prishtinë

Gjatë mbramjes së djeshme asht raportue për nji vdekje të dyshimtë të nji 82 vjeçari, i cili dyshohet se ka ba vetvrasje, në rrugën Fahri Fazliu, përkatësisht pranë “Spitalit Amerikan”, në Prishtinë.

Mirëpo, 23 Marsi siç duket nuk përfundoi vetëm me këtë rast, mbasi që raportohet se asht gjetë pa sheja jete edhe nji grue po në Prishtinë.

Siç ban me dije Policia, edhe rasti i dytë asht cilësue si “Vdekje e dyshimtë”, ndërkaq që të dy trupat e pajetë janë dërgue për obduksion.

Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë 23.03.2020 – 11:20. Është gjetur i shtrirë në rrugë viktima mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në Emergjencën e Prishtinës, ku edhe ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion”.

“Prishtinë 23.03.2020 – 16:55. Është raportuar se viktima femër kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës, e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Shperndaje në: