Mesazhi i Veselit në 21 vjetorin e bombardimeve të NATO’s (video)

Kryetari i PDK’s, Kadri Veseli, përmes nji video-mesazhi kujton 24 Marsin 1999, ditën e nisjes së intervenimit ushtarak të NATO’s në Serbi.

Shkrimi i tij:

21 vjet më parë, ne e kishim një armik dhe një rrezik të vetëm, por të bashkuar ne e arritëm lirinë.

21 vjet më pas, ju brezat e lirisë, nuk duhet ta harroni, se ishte shpirti liridashës i popullit tonë, udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, dhe NATO-ja e udhëhequr nga SHBA-të që i dhanë vulën të drejtës sonë.

Sot në 21 vjetorin e fillimit të intervenimit të NATO-s kujtojmë me mirënjohje dhe falënderim të përjetshëm aleancën veriatlantike të udhëhequr nga SHBA-të.

Vetëm të bashkuar do ta fitojmë edhe këtë luftë, me armikun global të këtyre ditëve.

Shperndaje në: