Qytetarët revoltohen ndaj Kurtit në Facebook: Ia “bllokojnë” me komente ‘Mos e shkel Kushtetutën’

Para do dite, militantë të Lëvizjes Vetëvendosje, janë organizue në rrjetet sociale tue linçue publikisht figura të ndryshme nga jeta publike dhe politike, e kësaj kampanje të shëmtueme të linçimit i janë përgjigjë në mënyrë kreative qytetarë të ndryshëm, të cilët janë revoltue me veprimet e fundit anti-kushtetuese të Kurtit, transmeton Gazet Metro.

Qytetarë të Kosovës i kanë reaguar në mënyrë kreative kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, duke ia ‘bllokuar Facebook’un me hashtagun MosEShkelKushtetuten.

Këto reagime ndaj kryeministrit Kurti kanë ardhur pasi që përmes një veprim të kundërligjshëm dhe anti-kushtetues ka marrë vendim që të ndalohet lëvizjen e lirë e qytetarëve dhe qarkullimi i veturave, duke anashkaluar krejtësisht Kuvendin dhe institucionet e tjera relevante.

Linçimet publike të militantëve të VV’së, si duket i janë kthyer bumerang liderit të tyre, ku qytetarë të ndryshëm po i reagojnë në mënyra të ndryshme kreative duke ia kundërshtuar veprimet ant-kushtetuese.

Se kryeministri ka bërë shkelje të Kushtetutën ka pohuar edhe Enver Hasani.
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka thënë se Qeveria nuk mund të kufizojë lëvizjen e qytetarëve, pasi që kjo është në kundërshtim me Kushtetutën.

‘’Të drejtat relative mund të kufizohen vetëm në gjendje të jashtëzakoshme. Të drejtat absolute as në gjendje të jashtëzakonshme. Për fat të keq kemi një politizim të skajshëm të ngjarjes. Është për të qajtë’’ , tha ai.

Kujtojmë se Qeveria ka vendosur që prej nesër qytetarëve t’u lejohet të dalin jashtë vetëm nga ora 06:00 deri në 10:00 dhe nga 16:00 deri në 20:00./gazetametro.net

Shperndaje në: