Kurti: Qe çka ka me u publikue mbas tërheqjes së taksës

Kryeminitri Kurti ka folë në seancën ku pmbs votimit të mocionit të mosbesimit pritet me u shkarkue ai bashkë me qeverinë e tij.

Kurti u ankue se qeveria e tij nuk ka pasë hapsinë me punue aq sa duhet.

“Qeveria e re ndodhet në ditën e 50-të të punës së saj. Të gjithë e pamë se si jo vetëm se nuk i kishim 100 ditë për ta dëshmuar veten tonë, por nuk i patëm as 100 orë”, tha Kurti.

“Qysh në fillim i përgjysmuam pagat e kabinetit qeveritar por jo në drejtësi. I shkarkuam shtatë koordinatorët e panevojshëm nacional. U shkarkua bordi i Telekomit. U shfuqizua vendimi për pagat e ish-ministrave dhe ish-zëvendësministrave pasi që ata të përfundonin mandatin. U shkarkua bordi i Infrakosit. Anulimi i tenderit 110 milionësh. Anulimi i ndërtimeve te Liqeni i Badovcit. U anuluan tri vendime të ish-ministres së Integrimeve Evropiane duke u kursyer kështu 400 mijë euro. U anulua vendimi që Bechtel Enkas ia siguronte rreth 50 milionë euro”, ka thanë Kurti.

“Mua nuk më dhimbset kjo qeveri e aq më pak vetja. Mu më dhimbset populli. Sepse mocioni synon ta lë atë pa qeverinë për të cilën ata kanë votuar. Po doni ta leni popullin pa këtë qeveri në javën më të rëndësishme në luftën kundër koronavirusit. Në kushtet kur ne me qeverinë tonë po japim shembull se si menaxhohet përhapja e pandemisë. Për bindjen time të fuqishme motori për mocionin ka të bëj asgjë më pak se me një marrëveshje të gatshme për shkëmbim territorial mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Kurti.

“ Ky Pazar presidencial e kërkon rrëzimin e qeverisë. Provoi ta shpallë gjendjen e jashtëzakonshme. Me mu në qeverisje, nuk shpallet gjendje e jashtëzakonshme pa qenë e tillë. Dhe nuk ka marrëveshje as në shtëpinë e Bardhë as të gjelbër as të kuqe për shkëmbim territoresh sa jam unë në qeveri. Presidenti ma ka konfirmuar se ka marrëveshje të gatshme. E takova presidentin por nuk u morëm vesh, sepse ai ma përsërit tre herë, heqe kryeministër taksën e shkojmë bashkë në Uashington dhe e heqim qafe Serbinë. Pra nuk është ideja me e heq tarifën për me fillu negociatat, ideja është me heq taksën për me u publiku marrëveshja”, tha Kurti.

Shperndaje në: