Kurti: Me dashtë, me nji fjalë e përfundoj këtë seancë, por nuk e baj

Kryeministri Albin Kurti ka deklarue se marrëveshja e koalicionit qeverisës, u shkel fillimisht nga LDK për shkak të tarifës.

Ai foli edhe njiherë për vendimin e tij me shkarkue Ministrin e Mbrendshëm Agim Veliun, i cili vjen nga radhët e LDK’s, derisa theksoi që nuk e bani për ambicie politike.

Nuk mund të ketë ministra që e kundërshtojnë ministrin në mesnatë. Nëse dyshoni se a mund ta udhëheqi dialogun me Serbinë, provojeni e pastaj e shohim”.

”10 veta kishin me qenë një ekip që e formon Kryeministri. Por njëherë nuk ka dialog. Kjo seancë për mocion mosbesimi, nëse mendoni që e kam për ambicie të mia politike po e hoqa reciprocitetin, e e ktheva Agim Veliun, kjo seancë s’do kishte objektiv”.

”Po ta kisha për karrige, me një fjali të vetme kryhet kjo seancë”.

”Edhe në marrëveshjen e koalicionit tonë qeverisës, 2 shkurt 2020 e edhe të programit tonë qeverisës, e keni zëvendësimin e tarifës me reciprocitet”.

”Braktisja e reciprocitetit për heqje të tarifës është shkelje e marrëveshjes. Pra aty është shkelë marrëveshja”.

”Në mbrëmje kur tentohet puçi, e në Këshill të Sigurisë dështon e me dalë në mesnaatë kundër Kryeministrit – është e pafalshme”.

Shperndaje në: