Selmanaj: Albin ndale propagandën, kam pranue 113 SMS në telefon

Deputeti nga radhët e LDK’s, Driton Selmanaj, sa ka marrë fjalën ka pasë nji kërkesë të drejtpërdrejt nga kryeministrit Albin Kurti, tue i thanë që me ndal propagandën dhe krejt aparaturën e saj që funksion në kuadër të Vetëvendosjes.

Kjo mbasi që simbas tij, në adresë të tij kanë ardhë 130 sms, në të cilët i bahet thirrje që mos me votue për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti.

“Në 113 sms kam marrë me mesazhin e njëjtë, mos ma vjedh votën mos u bë pjesë e klanit. Kjo nuk është forma si funksionon demokracia, prandaj po ju lus ndalojeni propagandën si mjet politik e që e kanë disa vende të tjera, të cilat nuk duhet t’i kemi model”, tha Selmanaj.

Shperndaje në: