Lajm shumë i mirë nga QKUK: Dy pacientë me Coronavirus janë gati me u shërue

Lajme të mira na vijnë nga Klinika Infektive e QKUK’s.

Aty dy pacientë të cilët kishin rezultue Pozitiv me Covid-19, apo siç njihet ndryshe Coroavirus, janë tue shkue drejtë shërimit.

Testet e dyta që u janë ba këtyne dy personave kanë rezultue Negative. Njani nga pacientët i cili në testin e dytë ka rezultue negativ me Covid-19 asht djali i 82-vjeçarit i cili ndrroi jetë, javën e kalueme mbas infektimit me a Coronavirus.

Në Kosovë deri tash janë shënue 71 raste me Coronavirus, ndërkohë nji person i moshës 82-vjeçare ka vdekë.

Por krahas këtyne 71 personave që tashma janë konfirmue si të prekun me Covid-19, ka të atillë të cilët janë tue ia dal shumë mirë me gjithë procesin e rikuperimit dhe janë tue u shëruw nga Coronavirusi.

Bahet fjalë për së paku dy pacientë të konfirmuem me Covid-19 të cilët janë tue shkue drejtë shërimit. Këto detaje i dha ekskluzivisht për Gazetën Express, infektologu i QKUK’së, Salih Ahmeti.

Gjendja e tyre për momentin është shumë stabile. Ne jemi duke e bërë të pamundurën që ata të dalin nga spitali si të shëruar. Tek një pjesë e mirë e pacientëve ia kemi arritur që rikuperimin ta çojmë përpara”, thotë Ahmeti për Express.

Shperndaje në: