SHBA kërkon nga BE liberalizim të vizave për Kosovën

Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkueme e mirëpriti vendimin e Bashkimit Europian për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipninë dhe Maqedoninë e Veriut, por kërkoi që edhe Kosovës me ju liberalizue vizat me vendet e BE.

“Urime për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për vendimin e BE-së për të nisur bisedimet. Edhe në këtë kohë të vështirë është mirë që BE-ja t’i mbajë premtimet e saj për të nisur procesin e anëtarësimit me partnerët tanë në Ballkan”.

“Por, BE-ja gjithashtu duhet të mbajë premtimin e saj për Kosovën, që t’i ofrojë liberalizimin e vizave. Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe meriton të trajtohet njëjtë sikurse fqinjët e saj”, thuhet në nji postim në Twitter të Komitetit për Punë të Jashtme, që kryesohet nga kongresisti Eliot Engel.

Shperndaje në: