Veç 50 ditë në pushtet, Kurti edhe zyrtarisht kryeministri ma jetëshkurtë në historinë e Kosovës

Albin Kurti nga sot ka me qenë kryeministër në detyrë i Kosovës.

Votimi i mocionit të mosbesimit në Kuvendin e Kosovës e ka rrxue Albin Kurtin nga qeveria, tue e ba atë kryeministrin më jetëshkurtë që nga mbaslufta në Kosovë.

Kurti edhe zyrtarisht në pushtet qëndroi vetëm 51 ditë, tue llogaritë kohën që nga 3 Frori kur edhe u votue qeveria e tij në koalicion me LDK’n.

Sa i përket Kosovës, Qeveria Thaçi I (2008-2011) ka zgjatë 1141 ditë, Qeveria Thaçi II (2011-2014) ka pasë nji jetëgjatësi prej 1387 ditëve kurse Qeveria Mustafa (2011-2014) ka zgjatë plot 1006 ditë.

E qeverisja e kalueme me Haradinajn në krye të saj, pati jetëgjatësi prej 678 ditësh.

Në anën tjetër, Qeveria Kurti ka marrë plot 119 ditë për m’u formue, e që asht nji kohë mjaft e gjatë dhe hyn në mesin e qeverive të cilat kanë marrë ma së shumti kohë për m’u formue.

Shperndaje në: