URGJENTE: Albin Kurti hakmerret, shkarkon zv/kryeministrin Avdullah Hotin (dokument)

Ende pa mberri ne shtepi, Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ndalet ne zyre per me shkarkue zavendëskryeministrin e parë në detyrë, Avdullah Hotin.

Ky shkarkim i Hotit ka ardhe menjiherë mbas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti në Kuvendin e Kosovës.

Në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit, ku bahet i ditun vendimi i Kurtit për shkarkimin e Hotit, nuk asht dhanë arsyetimi për këtë shkarkim.

Qeveria Kurti asht rrxue sonte, para disa minutash, me 82 vota pro, mbas mocionit të mosbesimit inicue nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

 

Shperndaje në: