A ka me i shkarkue Kurti ministrat e LDK’s?

Qeveria në krye me Albin Kurtin u rrxue nga nji mocion i mosbesimit që u iniciue nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e i cili në Kuvend mori 82 vota pro.

Mbas rrximit të Qeverisë, kryeministri në detyrë Albin Kurti në orët e mesnatës shkarkoi zavendëskryeministrin e parë, Avdullah Hotin.

Zadhanësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thanë se Kurti nuk a ka ndërmend m’i shkarkue ministrat e LDK’s, derisa njoftoi se bashkëpunimi ka qenë i mirë ndërmjet tyne.

Kryeziu njoftoi se ministrat do të vazhdojnë punën e tyne. Mes tjerash, ai kërkoi që luftimin e virusit Corona me u ba së bashku, mbasi siç tha ai kjo pandemi nuk ka motive politike.

“Ka pasur një bashkëpunim të mirë ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kabinetit të ministrave. Ministrat kanë me vazhdua punën e tyre, kryeministri nuk ka ndërmend diçka të tillë”.

Shperndaje në: