Lushtaku: Marre me ju ardhë VV’s e LDK’s

Deputeti nga radhët e PDK’s, Mërgim Lushtaku, ka kritikue VV’n e LDK’n për shkaktimin e krizës politike në këtë kohë të pandemisë.

Postimi i plotë i Mërgim Lushtakut:

Turp që Qeveria Kurti dhe koalicioni LVV-LDK sajuan një krizë politike në kohën kur qytetarët po përballen me Cornavirusin (Covid-19)!

Të dashur qytetarë,

Në këtë kohë kur Kosova dhe e gjithë bota po përballet me virusin Covid-19, kryeministri Albin Kurti, në vend që të punojë më shumë në mbrojtjen e qytetarëve nga ky virus që ka kapluar jo vetëm Kosovën por të gjithë globin, ai i shkaktoi një dëm të madh Kosovës, duke shkaktuar edhe një kaos politik me shkeljen e marrëveshjes politike për qeverisje mes dy partnerëve LVV – LDK, duke tradhtuar marrëveshjen ai e shkarkoj ministrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Administratës Publike, e rrjedhimisht duke rrëzuar vetveten dhe gjithë qeverinë e tij.

Dje nga ora 11:00 deri në ora 23:00 u detyruam të dëgjojmë se sa demagog politik është Kryeministri Kurti, që nuk e ka vetëdijen dhe përgjegjësinë e rëndësisë së institucioneve të shtetit e sidomos në këtë kohë, duke bërë veprime inatçore, të cilat i shkaktojnë dëme të mëdha Kosovës për një grusht votash.
Personalisht nga fillimi nuk kam pritur shumë nga ky koalicion me Albin Kurtin si Kryeministër, por meqë besimin e morën nga qytetarët më 6 tetor 2019, e kam respektuar! Por duke vënë theksin në Parlament, në media të ndryshme dhe në takime të ndryshme se ky koalicion është jo i natyrshëm, i dëmshëm për Kosovën dhe marrëdhënieve më miqtë tanë ndërkombëtarë.

Kur të vije një mocion për mosbesimin e Qeverisë, është ligj sikur i fizikës, së opozita e voton, e sidomos kur ky mocion vije nga partneri i koalicionit. Ne nuk kemi besuar nga fillimi në LVV e Albin Kurtit me frymën dhunuese e përçarëse dhe në koalicionin me LDK-ën. Duke qenë se asnjëherë nuk më binden që janë shpresë dhe unitet për Kosovën edhe gjatë qeverisjes për 52 ditë, me KREANARI kam votuar për mocionin e mosbesimit të kësaj qeverie, i cili u miratua nga 85 deputetë.

Në këtë kohë krize për Kosovën, na duhet besim në Zotin, pastaj na duhet durim në luftë me Coronavirusin, por na duhen gjithashtu institucione të përgjegjshme dhe stabile, të cilat janë aleate me ShBA-në dhe BE-në në sfidat të cilat e presin Kosovën në të ardhmen e afërt.

Shperndaje në: