Kjo asht lista e bizniseve që duhet me marrë vërtetimin për lëvizje të lirë

Administrata Tatimore e Kosovës njoftoi se bazue në urdhnesën e Ministrisë së Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), të datës: 23 Mars 2020, asht tue ju dërgue përmes e-mailit formën e vërtetimit për lëvizje të lirë të bizniseve, të cilat janë të regjistrueme simbas NACE KODIT, të listuem në urdhnesën e nalpërmendun.

Formulari “Vërtetim për lëvizje te lirë” duhet të plotësohet me të dhënat e kërkuara për firmën/subjektin dhe për secilin punonjës, për të cilët kërkohet lëvizje e lirë, përgjatë orareve me kufizim në situatën e emergjencës për shëndetin publik.

Për me tepër ATK ka publikuar në ueb-sajtin zyrtar listën e tatimpagueseve, të cilët janë pjesë e kësaj urdhërese.

Listën e plotë mund ta gjeni në  këtë link:

Vërtetimi për lëvizje të lirë

Shperndaje në: